Muhamed Useini shpallet kampion vjeshtorë me Gjilanin e tij në Kosovë (VIDEO)

Muhamed Useini falë grindës që tregon në çdo ndeshje, tashmë dy vite me rradhë është një titullarë i padiskutueshëm te Gjilani, me të cilën skuadër sot festuan titullin kampion vjeshte në elitën e futbollit të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Meti me Gjilanin e tij sot në ndeshjen derbi të javës së 18-të dhe të fundit në stinorin vjeshtorë, mundën konkurrentin kryesor Ballkanin me rezultatin minimal 1:0. Ndeshja u zhvillua në terrenin e Ballkanit, në Suharekë, ndërsa më i merituari për këtë 3 pikësh të skuadrës së Gjilanit, ishte Gerhard Progni, i cili në minutën e 75-të shënoi një super gol nga distanca.

Ishte kjo fitorja e 9-të sezonale për Gjilanin, që në këto 18 xhiro në futbollin elitarë të Kosovës, kishte regjistruar edhe 8 barazime si dhe një disfatë, edhe atë nga Ulpiana me 19 shtator.

Kësisoj Gjilani me 35 pikë e mbylli stinorin vjeshtorë në pozitën e para, duke lënë pas vetes Dritën e Ardian Nuhiut me 34 pikë, ndërkohë Ballkani i Bekim Isufit me 33 pikë renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply