Inter mbyll vitin 2021 me numra fantastikë

Interi po mbyll një nga vitet më të mira të kohëve të fundit. Pasi u shpallën kampion të Italisë gjatë muajit maj, titulli si kampion dimri në mbyllje të fazës së parë i vuri vulën një 2021-shi që mes ndryshimesh të shumta, u mendua se do të ishte shumë herë më i vështirë se realiteti.

Simone Inzagi tregoi të ishte udhëheqësi i duhur i ushtrisë “zikaltër”, që mes shumë golave, pikëve dhe një “Xhuzepe Meaca” që rezultoi fortesë, arriti të rikuperonte aq shumë pozicione sa ta mbyllte këtë vit kalendarik në vend të parë.

MAKINERI GOLASH – 6 fitore radhazi pa pësuar asnjë gol nuk ndodhte që prej 1979- ës. Pathyeshmëria e Handanoviçit prej 550 minutash mund të tejkalohet vetëm nga paraqitjet fantastike të repartit ofensiv, madje të gjithë skuadrës.

Një mesatare realizuese me thuajse 3 gola për ndeshje reflekton efikasitetin e sulmit zikaltër të cilët e kanë gjetur rrugën e rrjetës prej 38 javësh radhazi. Më mirë se ata ka bërë vetëm Juventusi në dy raste, në 2013-2014 dhe 2016-2017 me respektivisht 43 dhe 44 ndeshje.

Në këtë vit kalendarik 104 golat zikaltër e kurorëzojnë ofensivën si më të mirën e historisë së Interit, edhe pse pa të ndryshonte protagonistë. Xheko dhe Korrea nuk lejuan që Lautaro ta ndjente mungesën e Lukakut, por më së shumti e gjithë skuadra nuk lejoi pasi Interi numëron 15 golashënues të ndryshëm, të paktën këtë sezon.

FAKTORI “XHUZEPE MEACA” – Fitorja ndaj Torinos bëri që Inzagi të siguronte suksesin e parë në ndeshjen e fundit të dhjetorit, pas pesë tentativash të shkuara dëm në stolin e Lacios, aty ku asnjëherë nuk e fitoi sfidën e fundit të vitit kalendarik.

Në të njëjtën kohë, zikaltrit e mbyllën vitin të pamposhtur në “San Siro”, me një bilanc prej 19 fitoresh dhe 2 barazimesh, duke qenë skuadra me rendimentin më të mirë në shtëpi në të pesë kampionatet europiane.

Në historinë e Serie A, më mirë ka bërë vetëm Juventusi në 2016-ën dhe Torino në 1948-ën, me të dyja që kanë arritur në 20 fitore në shtëpi.

Këtij Interi është e vështirë t’i kërkosh më shumë, ashtu si Simone Inzagit që ka treguar se me shumë përkushtim, ide të reja dhe liri në fushën e lojës, grupi mund të jetë në harmoni edhe kur shumë prej futbollistëve janë të sapoardhur, ndaj lufta e zikaltërve për të mbrojtur stemën trengjyrëshe në gjoks vazhdon.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply