Gostivari transferon ish sulmuesin e FC Shkupit

Gostivari vazhdon të jetë aktiv në merkato, teksa gjatë ditës së sotme ka prezantuar e dhe përforcimin e tretë në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Pas Muarem Muarem dhe Enis Dervishit, drejtuesit e Gostivarit për vete kanë bërë edhe sulmuesin Husein Demiri, i cili së fundmi ishte pjesë e Teteksit.

Ndryshe hapat e parë i kishte bërë te skuadra shkupjane e Rabotniçkit, për të vijuar më pas me Makedonija GJ.P, FC Shkupi dhe Vëllazërimi, nga e cila skuadër verën e vitit 2018-të bëri transferimin e parë jashtë vendit, duke iu bashkuar skuadrës finlandeze të PS Kemi.

Fillimin e vitit 2019-të shkupjani u transferua në futbollin kosovar, aty ku brenda dy viteve luajti me 3 skuadra të ndryshme, Ferizajin, Dukagjinin dhe A&N nga Prizreni.

26-vjeçari Demiri në Superligën e Kosovës numëron gjithsej 19 ndeshje dhe 4 gola të shënuar, ndërkohë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, ka regjistruar 56 ndeshje dhe 5 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply