Intervista e fundvitit е njeriut numër 1 të Struga Trim Lum, Mendi Qyra

Intervista e fundvitit me njeriun numër 1 të Struga Trim Lum, MENDI QYRA, njeriun i cili i dha frymë qytetit të bukur të Strugës, duke bërë që përmes klubit të tij futbollistik ky qytet të njihet edhe si qytet i sportit, qytet i futbollit, një ndër sporteve më të dashura tek të rinjët, por edhe grupmoshave më të vjetra.

1)        Sa jeni i kënaqur fillimisht nga stinori vjeshtorë, por në përgjithësi edhe nga viti 2021?

–  Si ekip i ri, FC Struga Trim  Lum me suksesin që ka arritur, gjithsesi na ka bërë krenar jo vetëm ne, por, tërë Strugën dhe jo vetëm! Si ekip i ri gjithsesi ka pasur  edhe oshilimet e veta nganjëherë edhe pasiguritë e mundshme, por në përgjithësi ekipi qëndron mirë dhe jep shpresë për një rritje e siguri më të madhe. Pa diskutim që kjo na bën krenar dhe optimist për të ardhmen.

2)        Vitin që lamë pas Struga Trim Lum regjistroi suksesin më të madh në histori. Për herë të parë luajti në Europë. Mendoni se një gjë të tillë si skuadër do e përsërisim sërish?

– Po patjetër që ekipi duhet ta përsërisë suksesin e vitit të kalur për të dalur në arenën ndërkombëtare, pse jo për të pasur edhe një vazhdim në atë kompeticion, kurse kushtet marrur në përgjithësi na diktojnë mobilizim të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe synimi ynë, por jo vetëm i yni , i trajnerit, i çunave që lozin, i dashamirëve të fudbollit si në Strugë po ashtu edhe jashtë saj, sepse tani kemi fansa edhe nga Shqipëria, Kosova, Diaspora etj.

3)        Cila është rruga më e kapshme e Struga Trim Lum për të arritur Europën. Përmes kampionatit apo përmes Kupës, duke pasur parasysh se neve do luajmë në gjysmëfinale?

– FC Struga Trim Lum tani ka dy pista për ta realizuar objektivin, njëra nëpërmjet kupës ku veç jemi në gjysmëfinale, pista tjetër nëpërmjet kampionatit. Mundësitë janë reale, sepse edhe pushimi do të jetë i  mirëseardhur. Por, gjithsesi nuk do të jetë lehtë nëse nuk ka një angazhim të sforcuar.

4)        Me juve në krye Struga Trim Lum për shpejtë kohë u bë ndër skuadrat më të respektuara në vend. Mos të harrojmë jeni themeluar vetëm në vitin 2015-të, ndërsa brenda 6 viteve, juve tashmë po zhvilloni edicionin e tretë në mesin e më të mirëve, e për më tepër provuat edhe arenën ndërkombëtare. Na thoni si e arritët një gjë tillë?

– Të arriturat erdhën si rezultat i sponzorimit të vetëm me forcat tona, me angazhimin e dy fëmijëve të mi, Trimit dhe Lumit, drejtuesve të klubit përfshirë këtu edhe trajnerin bashkë me çunat e mrekullueshëm si dhe familja e ime.

5)        Ku e shihni Struga Trim Lum në 5 vitet e ardhshme?

– Në një nivel më të avuncuar dhe me cilësi për të konkuruar në kategorinë e parë, po pse jo edhe synimi i kreut të tabelës.

6)        Po këtë edicion, ku e shihni Struga Trim, në cilën pozitë mund ta përfundojë kampionatin?

– Ne synojmë arenën ndërkombëtare, shpresoj do ia dalim.

7)        Pason pauza dimërore, futbollistët janë në pushime të merituara. Juve disa netë më parë shtruat një darkë për gjithë stafin, çfarë ju thatë dhe çfarë i premtuat stafit teknik? Mund të shohim ndonjë emër bombë gjatë merkatos së janarit, apo një gjë të tillë do e kishit lënë për në verë, aty kur edhe zyrtarisht do mësojmë nëse do luajmë, ose jo në Europë?

– Gjithsesi përforcimet nuk do të mungojnë që ekipi të etablohet dhe të arrim objektivin”, përfundoi numri një i Struga Trim Lum, Mendi  Qyra, i cili foli edhe rreth ndihmës eventuale të institucioneve, qoftë ato komunale, apo edhe institucionale.

Ai madje ftoi të njëjtat që sa më shumë të ndihmojnë sportin, pasi është baza e shëndetit të të rinjëve.

“Kur jemi tek ndihmesa institucioneve duhet thënë: Për fat të keq prej themelimit të Klubit që 6 vjet jemi të vetmit në RMV që në asnjë formë qoft materiale, apo logjistike nuk kemi pasur ndihmë nga institucionet komunale siç bëjnë komunat tjera, që në një formë apo në një formë tjetër ndihmojnë. Biles ne edhe stadiumin e qytetit ku lozim edhe  stadiumin e fshatit Ladorishtë e paguajmë pa kurrëfarë favori, përkundër asaj që FC Struga Trim Lum  bën  krenarë qytetin  e Strugës me po të njejtin emër, si brenda vendit po ashtu edhe jashtë.

Për fund më lejoni që viti 2022 të na sjelli fat  me fitore e plot suksese ,e mbi të gjitha shëndetë, kurse institucioneve iu bëj thirrje le ta kthejnë kokën më shumë nga sporti i cili është baza e shëndetit të të rinjve!”.

Leave a Reply