Gostivari brenda ditës bënë edhe goditjen e dytë

Gostivari brenda një dite ka bërë edhe goditjen e dytë në merkato teksa pas sulmuesit Andrej Kudijan, ka prezantuar edhe portierin Amir Jashar, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një portier me eksperiencë, i cili së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit në futbollin kosovar.

Ndryshe Jashar para se të transferohej në futbollin kosovar ishte pjesë e Dritës së Bogovinës, ndërsa gjithashtu në futbollin vendor kishte mbrojtur edhe portën e skuadrave, si: Teteksi, Skopje, FC Shkupi dhe Kozhuvi.

Është kjo hera e dytë që Jashar do të veshë fanellën e Gostivarit, pjesë e së cilës skuadër ishte edhe në sezonin 2015/2016. (infOSport.mk)

Leave a Reply