ZYRTARE, Voska Sport prezanton Altin Llogën

Altin Lloga edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Voska Sport, që stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Lloga me Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti u prezantua nga numri një i kësaj skuadre, Nefi Useini.

Ndryshe strugani bëhet emri i tretë që i bashkohet kësaj skuadre, pas Argjent Gafurit të Renovës dhe portierit Dejan Siljanovski të Skopjes.

Lloga së fundmi ishte pjesë e Besës nga Dobërdolli, ndërsa gjatë karrierës së tij të bujshme  në futbollin vendor kishte luajtur edhe me Veleshtën, Struga Trim Lum, Gostivarin dhe Pobedën.

Kujtojmë, Altin Lloga përveç futbollit vendor, ka provuar veten edhe në futbollin kosovar, duke mborjtur ngjyrat e Flamurtarit, Dukagjinit, si dhe në futbollin shqiptarë, ku kishte luajtur me Elbasanin, Laçin dhe Kamzën. (infOSport.mk)

Leave a Reply