Kampionja dhe lideri aktual i Superligës shqiptare vihen pas futbollistit të Struga Trim Lum!

Klisman Cake pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë te Struga Trim Lum. 22-vjeçari po zhvillon sezonin e tij të tretë me fanellën e skuadrës strugane, te e cila u transferua verën e vitit 2019-të nga rradhët e Tiranës, njofton “infOSport.mk”.

Është pikërisht skuadra e Tiranës ajo që ka shprehur interesim për shërbimet e 22-vjeçarit, i cili brenda këtyre viteve është rritur shumë te Struga Trim Lum, me të cilën skuadër edicionin e kaluar luajti edhe në ndeshjet e UEFA Europe Conference League.

Edhe pse në shumicën e ndeshjeve ai ka luajtur si qendërmbrojtës te Struga Trim Lum, Cake ka shënuar disa gola deçiziv edicionin e kaluar, ndërsa gjithashtu edhe gjatë stinorit vjeshtor të sezonit aktual 2021/2022.

Kjo ka bërë që interesimi për shërbimet e tij të rritet në vazhdimësi, derisa përveç Tiranës nga kampionati shqiptarë për shërbimet e Cake, interesohet edhe skuadra kampione në fuqi e Teutës.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk” në adresë të Struga Trim Lum kanë ardhur edhe dy oferta serioze nga klube të Ligës së Parë, ndërsa gjithashtu për shërbimet e Cake interesohen edhe skuadra nga Kroacia dhe Hungaria.

Mbetet të shihet se cili mund të jetë destinacioni i rradhës i Klisman Cake, edhe pse drejtuesit e Struga Trim Lum dëshirojnë të mbajnë atë të paktën edhe këto 6 muaj. Kësisoj Cake mund të nënshkruajë që në janar me ndonjërën prej skuadrave të interesuara, mirëpo duke vazhduar të launte si i huazuar te Struga Trim Lum, skuadër kjo që edhe këtë vit pretendon të kap Europën. (infOSport.mk)

Leave a Reply