Të hënën Renova prezanton futbollistin e FC Shkupit

Renova të hënën edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa siç mëson “infOSport.mk” të njëjtën ditë skuadra tetovare do të prezantojë futbollistin e FC Shkupit, Fisnik Zuka.

Do të jetë ky përforcimi i parë për skuadrën nga Xhepçishti, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të.

Mirëpo ky nuk do të jetë përforcimi i vetëm për Renovën në këtë afat kalimtarë, pasi drejtuesit e klubit nga Tetova paralajmërojnë së paku 3-4 përforcime, edhe atë në të gjitha repartet.

Ndryshe skuadra fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Tetovë, edhe atë duke filluar nga data 3 janar deri më datë 20, që më pas të transferohet në Ohër, aty ku do të qëndrojë deri me datë 2 shkurt. (infOSport.mk)

Leave a Reply