Armend Alimi flet si “romantik”

Armend Alimi, pas gati 7 viteve të kaluara te Shkëndija, vendosi ti thotë “PO” ofertës së Rabotniçkit, një ndër skuadrat më me renome në futbollin tonë vendor. Mesfushori kumanovar me “romantikët” ka nënshkruar kontratë një vjeçare, duke përforcuar dukshëm mesfushën e skuadrës shkupjane.

Alimi te Rabotniçki pritet ti sjellë mentalitet fituesi, frymë kampioni dhe përvojën e duhur, që do jetë shumë e vlefshme për formacionin e ri të “romantikëve”.

“Është kënaqësi të veshë fanellën e Rabotniçkit. Ky është një ndër klubet më me renodme në Maqedoni dhe me të vërtetë nuk mendova shumë kur e pranova këtë ofertë. Shpresoj që do ta arsyetojë besimin e dhënë nga ana e drejtesve të klubit dhe se së bashku do arrijmë ti realizojmë objektivat e klubit.  Do të bëjë maksimumin që përvojën time t’ua përcjellë futbollistëve më të rinj të Rabotniçkit dhe besoj se gjatë pranverës do të arrijmë suksese” – u shpreh Armend Alimi, i cili në elitën e futbollit vendor numëron 206 ndeshje, 41 gola dhe 43 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply