Zbulohet mashtirmi i Dani Alvesh te Barcelona, publikohen mesazhet me Bartomeun

Futbollistit brazilian, Dani Alvesh, i është hedhur poshtë deklarata e mëparshme që ka bërë, ku shprehej se nuk do të negocionte kurrë me Barcelonën për sa kohë në krye të klubit do të ishte Hosep Maria Bartomeu.

Mashtrimi i tij ka dalë në shesh pasi janë zbuluar disa biseda që këta të dy kishin pasur në vitin 2019-të.

Pas asaj disfatë të rëndë nga Liverpulli majin e vitit 2019-të, kur Barcelona u mposht me rezultatin 4:0, Dani Alvesh ka pasur një bisedë në “WhatsApp” me presidentin e klubit në atë periudhë, Bartomeu.

Sipas mesazheve të publikuara nga Culemania, braziliani i ka kërkuar ish-presidentit që të rikthehej  te Barcelona. Përgjigja e Bartomeu ishte pozitive dhe se ishte i gatshëm që ta rikthente mbrojtësin në Katalunja.

Dani Alves: “Z. President, a është gjithçka në rregull? Unë dua të kthehem atje (Barcelonë), dua të kthehem në shtëpi dhe të luaj në Kupën e Botës 2022 si lojtar i Barcelonës! Le ta lëmë mënjanë krenarinë tonë, na duhet njëri-tjetri dhe ne të dy e dimë këtë!”

Bartomeu: “Përshëndetje Dani. Nuk ka probleme me kthimin tuaj, por duhet të jetë me dëshirën e trajnerëve. A keni folur me Abidal? Përqafim i fortë. Barto.”

Dani Alves: “Mund të flas me të nëse dëshiron!”

Bartomeu: “Unë do të flas me Abi dhe ti me njerëzit e tu.”

Por kjo marrëveshje nuk u arrit dot nga ana e Abidal dhe trajnerit të asaj kohe Ernesto Valverde.

Leave a Reply