“infOSport.mk” zbulon detaje nga marrëveshja e Manevskit me Shkëndijën

Mihail Manevski gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajë me Shkëndijën, skuadër kjo që pranoi të paguajë edhe dëmshpërblimin e duhur skuadrës së Bregallnicës, vetëm e vetëm që 22-vjeçari ti bashkohet skuadrës “kuqezi”.

Kësisoj Manevski bashkë me menaxherin e tij, Miroslav Kocevski, i cili dje zbarkoi në Maqedoni, pritet të udhëtojnë drejt Tetovës për të finalizuar marrëveshjen me “kuqezinjtë”.

Ndërkohë burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se Manevski me Shkëndijën do të firmos kontratë për 3.5 vite, duke konsideruar në të një kohë më të gjatë, që më pas të përfitojë nga shitja e tij eventuale.

Manevski, edhe pse i ri në moshë, te Bregallnica ishte shtylla kryesore gjatë stinorit vjeshtorë, duke zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet, ku kishte regjistruar edhe 5 asistime për gol.

Ndryshe Manevski rrjedhë nga shkolla e Akademia Pandev, me të cilën skuadër kishte regjistruar 33 ndeshje në Ligën e Parë.

Leave a Reply