Ndeshja Achnas-Doxa kaloi në regji të treshes së lojtarëve shkupjan, Sadik kishte fjalën kryesore (VIDEO)

Ndeshja e javës së 15-të në elitën e futbollit qipriot midis Achnas dhe Doxa kaloi në regji të lojtarëve shkupjan, Damjan Shishkovski, Dule Trajçevski dhe Berat Sadik, njofton “infOSport.mk”.

I pari, Shishkovski në minutën e 10-të ndali penaltinë e çekut Zdenek Folprecht, i dyti, Trajçevski në të 35-tën u ndëshkua me të kuq, derisa i treti, Sadik në minutën e 21-të shënoi golin e fitores për Doxa, që falë kësaj fitore me 17 pikë të tubuara renditet në pozitën e 8-të.

Përveç kësaj, Shishkovski dhe Sadik u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ndërsa duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve por edhe luftën e treguar në fushën e blertë, gardiani i përfaqësueses së vendit tonë, Damjan Shishkovski, pas përfundimit të ndeshjes në profilin e tij në “facebook” kishte shkruar: “Këtu jemi kur është më vështirë”.

Leave a Reply