Murinjo interesohet për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës

Skuadra e Romës ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht mbron ngjyrat e klubit tjetër italian, Torino.

Sipas medieve italiane, është vetë trajneri Hoze Murinjo që kërkon tansferimin e mbrojtësit “dardan”, mirëpo vetëm në afatin kalimtar të verës.

Vojvoda ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij, pasi për pak vite ka arritur të jetë pjesë e një skuadre të madhe evropiane.

Ai me fanellën e përfaqësueses së Kosovës numëron 43 paraqitje dhe një gol të shënuar në atë fitore 2:1 ndaj Republikës Çeke, derisa me Torinon ka regjistruar 38 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.

Leave a Reply