Mësohet data e “El Clasico-s” së parë për vitin 2022

“El Clasico-ja” e parë e vitit 2022 mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet me 12 janar (e mërkurë) në ora 20:00. Kjo ndeshje i takon ndeshjes gjysmëfinale të  SuperKupës së Spanjës dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite.

Fituesi nga kjo përballje do të luante në finalen e madhe të 16 janarit në të njëjtin stadium kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Atletiko Madridit dhe Atletik Bilbaos, ndeshje kjo që në program do të jetë me datë 13 janar.

Leave a Reply