Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, braziliani Mensalao vishet “kuqezi”

Shkëndija ka bërë edhe goditjen e dytë në merkato, teksa gjatë ditës së sotme ka prezantuar brazilianin, Andre Mensalao. Lajmin për transferimin e këtij të fundit, “infOSport.mk” e kishte publikuar me 22 dhjetor, ndërsa sot i njëjti konfirmohet edhe nga drejtuesit e skuadrës kampione në fuqi të vendit.

Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, që shihet si zëvendësim për Armend Alimin e larguar.

31-vjeçari Mensalao pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në vendlindjen e tij në Brazil, nga ku shkurtin e vitit 2021 kishte vendosur që të transferohet në Armeni te skuadra e Lori Vanadzor, nga e cila gjatë merkatos së  verës së kaluar i ishte bashkuar skuadrës së FC Sevan, me të cilën skuadër në 13 ndeshje kishte realizuar 6 gola.

Leave a Reply