Tensione pranë hotelit ku po qëndron Djokoviq, raportohet për të arrestuar

Pas lajmit se vendimi për pranimin apo refuzimin e vizës së tenistit serb, Novak Djokoviq do të merret të hënën, tenisti do të qëndrojë i izoluar në hotelin Park në Melburn.

Së fundmi mësohet se atmosfera në afërsi të hotelit nuk është aspak e qetë. Cait Kelly, gazatare e “The Guardian”, raporton se dy persona janë arrestuar në një protestë të organizuar nga disa mbështetës serbë.

Nëpër ambientet e hotelit, një grup mbeshtetës serbë pa fije turpi kërcejnë dhe këndojnë për të treguar mbështetjen e tyre për tenistin: “Ne duam vëtëm Djokoviqin në Australian Open”.

Djokoviqi, i cili është lindur në Zveqan të Kosovës, autoritetet australiane i refuzuan vizën për të qëndruar në Melburn si person i pavaksinuar, njoftojnë mediat e huaja.

Djokoviq do të qëndrojë në këtë hotel deri të hënën, kur do të vendoset zyrtarisht nëse do të marrë vizë dhe mundësinë për të marrë pjesë në “Australian Open”, apo do të kthehet nga ka ardhur.

Leave a Reply