Ferhan Hasani: Dua ta përmbylli vitin si kampion me Shkëndijën me Ballistët dhe Tetovën

Gjatë ditës së sotme Shkëndija prezantoi një ndër blerjet më të mëdha të këtij afati kalimtarë, Ferhan Hasanin, i cili në këtë mënyrë rikthehet pas 3 viteve e gjysmë në familjen “kuqezi”, njofton “infOSport.mk”.

Ai me fanellën e Shkëndijës ka fituar 5 trofe, edhe atë 2 herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, 2 trofe të Kupës dhe 1 trofe të Super Kupës.

Mirëpo si duket titulli më i ëmbël për të është ai i vitit 2011-të, gjë të cilën e potencoi edhe në deklaratën e tij të parë pas rikthimit te Shkëndija.

“Në vitin 2011 së bashku e fituam titullin kampion i Maqedonisë së Veriut, dhe dëshira ime është që ta përmbylli përsëri si kampion me Shkëndijën, bashkë me Ballistët dhe Tetovën. Jam tepër i gëzuar që nënshkruaj me Shkëndijën, me klubin ku jam rritur dhe që është klubi im i zemrës. Jo vetëm që në të kaluarën kam qenë pjesë e Shkëndijës dhe kemi fituar shumë tituj së bashku, por sot rikthehem që të ndihmoj skuadrën në fitimin e titullit kampion dhe në sukseset e radhës në garat evropiane. Besoj se rikthehem në momentin e duhur. Gjatë periudhës së kaluar tre vjeçare që nuk isha pjesë e Shkëndijës kam fituar shumë përvojë, dhe këto përvoja të reja më kanë bërë edhe më të fortë. Pres që sa më parë të fillojë sezoni pranveror dhe të filloj të luaj në fanellën e Shkëndijës”, u shpreh Hasani pas nënshkrimit të kontratës.

Kujtojmë Hasani me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa bëhet përforcimi i tretë për “kuqezinjtë” nga Tetova, pas Mihail Manevskit dhe brazilianit Andre Mensalao. (infOSport.mk)

Leave a Reply