Ja për sa vite ka nënshkruar Hasani me Shkëndijën!

Shkëndija ka arritur marrëveshje për rikthimin e Ferhan Hasanit, duke nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej 2 vite e gjysmë, përcjellë “infOSport.mk”.

Rikujtojmë që Ferhan Hasani në skuadrën kuqezi rikthehet pas tre vite e gjysmë, ndërsa brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Al-Raed nga Arabia Saudite, HJK Helsinki nga Finlanda, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e Partizanit nga Tirana. Poashtu, verën e shkuar Ferhan Hasani ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian të Futbollit EURO 2020.

Ferhan Hasani në të kaluarën me fanellën e Shkëndijës ka fituar 5 trofe, edhe atë 2 herë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, 2 trofe të Kupës dhe 1 trofe të Super Kupës, ndërsa ishte ndër lojtarët kryesorë në sukseset e Shkëndijës në garat evropiane kur skuadra jonë për tre vite rradhazi luajti në ndeshjet play off të UEFA Europa League.

Ndërkaq me ekipin e HJK Helsinkit, Ferhan Hasani në vitin 2020 fitoi 2 trofe, titullin e kampionit dhe Kupën e Finlandës.

Ferhan Hasani bëhet kështu përforcimi i tretë i Shkëndijës në këtë afat kalimtarë të dimrit, pas Mihail Manevskit dhe brazilianit, Andre Mensalao.

Leave a Reply