Partizani i Tiranës kërkon sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës!

Partizani ka spostuar të gjithë vëmendjen te merkato teksa në “radarët” e klubit nga kryeqyteti shqiptarë, është shfaqur edhe emri i ish-sulmuesit të Kukësit, Mirlind Daku.

“Panorama Sport” shkruan se Partizani po negocion me klubin e Osijekut në Kroaci për ta marrë 24-vjeçarin në formulën e huazimit.

Mesa duket të kuqtë kanë si synim për të përforcuar repartin e sulmit, aty ku në 15 javë kampionat kanë shënuar po aq gola.

24-vjeçari nga Kosova gjatë këtij sezoni me fanellën e Osijekut në elitën e futbollit kroat është aktivizuar në total në 12 ndeshje, ku ka arritur të shënojë dhe 3 gola.

Gjithashtu përveç fanellave të Kukësit dhe Osijekut, Mirlind Daku ka mbajtur veshur edhe fanellën e Ballkanit dhe Llapit në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply