Dinamo ka akord me ish sulmuesin e FC Shkupit!

Dinamo e Tiranës ka akord me ish sulmuesin e FC Shkupit, 31-vjeçarin Rexhinaldo Artur Faife, i cili është i njohur edhe për kampionatin shqiptarë, kjo pasi i njëjti para se të transferohej në futbollin tonë vendor, kishte luajtur në Shqipëri me skuadrat, si Luftëtari, Laçi dhe Kukësi.

Edhe pse parimisht janë marrë vesh, burime brenda klubit dinamovit tregojnë se ai nuk po vjen ende në Shqipëri për shkak të vonesës me procedurën e pajisjes me vizë, që në vendet afrikane është jo pak problematike.

Sulmuesi pritet të mbërrijë nga dita në ditë dhe nuk do të ketë nevojë për shumë kohë që të përshtatet me skuadrën e re, duke pasur parasysh se njeh shumë mirë Superligën shqiptare, aty ku ka zhvilluar 96 ndeshje, duke regjistruar njëkohësisht edhe 39 gola dhe 5 asistime.

Ajo që duhet të dinë drejtuesit e Dinamos ka të bëjë me gjendjen e tij fizike, ndërkohë që lojtari duhet të kryejë më parë edhe testet mjekësore.

Rexhinaldo së fundmi ishte pjesë e skuadrës kazake të Akzhayik, te e cila u transferua verëne vitit të kaluar pikërisht nga rradhët e FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply