Ndeshja e anuluar Bolonja-Inter, vendimi i parë merret sot!

Interi u paraqit në stadiumin “Renato Dall’Ara”, priti 45 minuta sipas rregullores së bashku me arbitrat, kohë të cilën e shfrytëzuan për një stërvitje ekstra dhe më pas të gjithë në dush, përpara nisjes për në aeroport.

Dhe pyetja që lind natyrshëm, çfarë do të ndodhë tani?

Në protokollin e kryesorit të ndeshjes, takimi mund të quhet i mbyllur dhe sipas artikullit 53 të rregullores së Federatës Italiane, mosparaqitja në fushë e kundërshtarit dënohet me humbjen 0:3 në tavolinë, në këtë rast Bolonja humb ndeshjen.

Gjithsesi, që vendimi duhet të konfirmohet edhe në anën ligjore dhe do t’i takojë me shumë mundësi Gjykatësit Sportiv, i cili do të mblidhet ditën e sotme.

Leave a Reply