Futsal, KF Vjosa godet fortë në merkato, transferon 5 lojtarë të Futsal Shkupit

Skuadra e KF Vjosa, që garon në  elitën e futsalit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka goditur fortë në merkato, duke bërë për vete plotë 5 lojtarë të skuadrës kampione të Maqedonisë, Futsal Shkupi.

Siç mëson “infOSport.mk”, drejtuesit e KF Vjosa kanë nënshkruar kontrata profesionale me portierin Ivan Stojanovski, si dhe lojtarët Erkan Seferi, Erkan Shabani, Artan Junuzi dhe Ismet Ceka.

Që të gjithë këta lojtar kampion me skuadrën kosovare kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit. KF Vjosa pjesën e parë të sezonit e mbylli në pozitën e dytë me 19 pikë, dy më pak se skuadra e pozitës së parë  Prishtina 01.

Pikërisht pozita e nënkampionit vjeshtorë bëri që ambiciet e klubit nga Shtimja e Ferizajit të rriten dukshëm, ndërsa me këto përforcime  KF Vjosa futet seriozisht në garë për titullin e kampionit.

 

Leave a Reply