Super lajm për tifozët e Interit, “zikaltërit” zbarkojnë në Air Albania, do luajnë me Partizanin!

Një super lajm për tifozët e Interit në Shqipëri, por edhe në Maqedoni dhe Kosovë. Skuadra “zikaltër” pritet që në datën 16 korrik, të zbarkojë në “Air Albania” për të zhvilluar një miqësore luksi me Partizanin.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi në lidhje më këtë duel special, teksa kjo do të ishte hera e parë që Interi do të zbarkonte në tokën shqiptare.

Në këtë mënyrë, pas Milanit e Realit të Madridit që patën ardhur për të zhvilluar miqesorë në Tiranë, tashmë si duket i ka ardhur radha edhe Interit të Simone Inzaghit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply