Kamer Qaka shumë shpejtë bëhet me skuadër të re

Vetëm disa ditë pas largimit nga rradhët e Shkëndijës, Kamer Qaka ka gjetur skuadrën e tij të re. Ish reprezentuesi i kombëtares shqiptare që ishte një nga zbulimet e trajnerit të atëhershëm, Kristian Panuçi është prezantuar sot në radhët e skuadrës hungareze të Meszokovesd Zsory.

Në prezantimin e përgatitur për Qakën nga ana e klubit hungarez, ndër të tjerash shkruhet se ai arriti të debutonte nën drejtimin e një prej legjendave të Kombëtares italiane.

“Qaka ka qenë pjesë e Kombëtares norvegjeze të të rinjve nga U15 deri në U19, duke luajtur në gjithsej 36 ndeshje bazuar në të dhënat e “transfermarkt.com“. Me të rriturit, megjithatë, tashmë po forcon ansamblin kombëtar shqiptar, ku ka luajtur rol në 4 takime deri më tani. Interesant është fakti se ai debutoi me Kombëtaren shqiptare nën drejtimin e lojtarit legjendar të kombëtares italiane, Kristian Panuçi“, shkruhet ndër të tjera në njoftimin në faqen zyrtare të klubit hungarez.

Kamer Qaka skuadrës së Shkëndijës iu bashkua janarin e vitit 2021, duke fituar titullin kampion.

Ai me Shkëndijën zhvilloi gjithsej 22 ndeshje, derisa stinorin vjeshtorë me fanellën “kuqezi” zhvilloi vetëm 4 ndeshje, duke qenë titullarë vetëm në xhiron e parë kundër Tikveshit.

Pikërisht mungesa e minutazhit bëri që Qaka të ndërpresë bashkëpunimin me “kuqezinjtë” nga Tetova që para kohe, edhe pse kontrata e tij ishte valide deri verën e vitit 2022.

Pejani 26-vjeçar kishte qenë pjesë e kombëtareve zinxhir të Norvegjisë deri te U19, që më pas në vitin 2017 të debutojë me fanellën e Kombëtares shqiptare, për të cilën ka zhvilluar 4 ndeshje.

Sa i përket karrierës në nivel klubesh, Qaka ka luajtur me disa skuadra në Norvegji dhe Rumani, përfshirë këtu edhe Steaua Bukureshtin, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në elitën e futbollit hungarez.

Leave a Reply