Godet FC Shkupi, dy prezantime brenda ditës

FC Shkupi ka bërë edhe prezantimin e parë zyrtarë, teksa gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin e talentuar 19-vjeçar, Azer Omeragiç.

Ky i fundit sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Borecit nga Velesi, ndërkaq më parë kishte luajtur edhe për Hajduk Split U19, kurse karrierën e tij e filloi tek Vardari në Shkup.

Azer Omeragic dhe FC Shkupi, kanë nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë, derisa 3 vite “bardhekaltërit” nga Çairi kanë nënshkruar me talentin e tyre të skuadrës, Omer Sulejmani.

Bëhet fjalë për një sulmues vetëm 16-vjeçar që rrjedh nga shkolla e FC Shkupit, që ditëve në vijim pritet të vijë me transferime tjera edhe më të bujshme. (infOSport.mk)

Leave a Reply