Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Pa Omar Xhobe del në stërvitje me Struga Trim Lum

Sulmuesi 23-vjeçar nga Gambia, Pa Omar Xhobe, pronë e Shkëndijës, golat e tij të parë në futbollin tonë vendor megjithatë do ti kërkojë me fanellën e Struga Trim Lum. Xhobe nuk ka udhëtuar me Shkëndijën drejt Antalias, dhe i njëjti po stërvitet me Struga Trim Lum.

Ai te skuadra strugane do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, si pjesë e transferimit të Klisman Cake te Shkëndija.


 Struga Trim Lum huazon sulmuesin e Shkëndijës!


Pa Omar Xhobe te Shkëndija erdhi nga skuadra e Sheikh Jamal nga Bangladeshi, ndërsa pas disa ditëve stërvitje, i njëjti kishte bindur drejtuesit e Shkëndijës për të nënshkruar kontratë profesionale.

Ai sezonin e fundit me Sheikh Jamal ne 28 ndeshje realizoi 23 gola në elitën e futbollit të Bangladeshit. Aftësitë e tij sulmuese i njëjti pritet ti tregojë edhe te Struga Trim Lum, që stinorin vjeshtorë vuante një sulmues të kalibrit të Xhobe, që din të shfrytëzojë topat para zonës kundërshtare.

Xhobe së shpejti pritet që të prezantohet me fanellën e Struga Trim Lum nga ana e drejtuesve të skuadrës strugane, që gjatë këtij afati kalimtarë kanë nënshkruar edhe me dy mbrojtësit, Darko Ilieski dhe Tome Kitanovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply