Struga Trim Lum dhe Drenasi ndahen me barazim

Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 në miqësoren e fundit të zhvilluar në Durrës në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. Kundërshtarë i skuadrës strugane ishte skuadra kosovare e Drenasit, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë foli në të mirë të skuadrës drenicake, që e mbylli me epërsinë 1:0, derisa golin e barazimit Struga Trim Lum e gjeti në minutën e 80-të, të pjesës së dytë.

Pas një aksioni të gjatë, Emir Skenderi tentoi i pari, mirëpo goditja e tij u bllokua, derisa topi i devijuar arriti deri te këmbët e Suhel Muharremit,  që nuk fali dhe në ato momente barazoi shifrat në 1:1.

Për Struga Trim Lum ishte ky barazimi i dytë në kuadër të ndeshjeve të zhvilluara në tokën shqiptare, pas atij ndaj bullgarëve të FC Botev Vratsa, derisa ekipi strugan kishte regjistruar edhe një fitore 1:0 ndaj Besës së Dobërdollit dhe një disfatë minimale përballë Ferizajit (1:2).

Ekspedia e Struga Trim Lum nesër rikthehet në Strugë, aty ku do të vijojë me përgatitje, derisa me 5 shkurt kundër Ohrid Lihnidos do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit, njëherit provën gjenerale para startit të stinorit pranveror që nis me 12 shkurt. Kujotjmë Struga Trim Lum pjesën e dytë të sezonit 2021/2022 e nis me ndeshjen në transfertë kundër kampionëve në fuqi të Shkëndijës. (infOSport.mk)

Leave a Reply