Ja cilën ndeshje të LPFMV mund ta ndiqni drejtëpërdrejtë në TV!

Sot në elitën e futbollit vendor në program janë plotë 5 ndeshje, që i bashkëngjiten ndeshjes së djeshme në Shtip, ku Renova mundi Bregallnicën me shifrat 2:1. Pikërisht kjo ndeshje ishte e para që u transmetua drejtëpërdrejtë në stinorin pranveror, derisa sot futbolldashësit do kenë mundësinë që të ndjekin ndeshjen në Çair midis FC Shkupit dhe Akademia Pandevit.

Një super ndeshje kjo, ku mejdanin do  ta ndajnë dy skuadrat e para në tabelë, ndërsa kënaqësinë për ta ndjekur nga shtëpitë e juaja do ua jep televizioni shtetëror në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase, si dhe Arena Sport.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Akademia Pandev starton në ora 14:00, në të njëjtën kohë kur do të zhvillohen edhe takimet tjera të ditës së sotme, edhe atë Shkëndija – Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P – Tikvesh, Pelister – Rabotniçki dhe Skopje – Borec. (infOSport.mk)

Leave a Reply