Java 21, 45 minutat e para: Gola vetëm në Shkup (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para në 4 ndeshjet e xhiros së 21-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse në program ishin 5 ndeshje, ajo në Manastir midis Pelisterit dhe Renovës, u anulua për shkak borës që kishte kapluar stadiumin “Tumbe Kafe”. E njëjta do të zhvillohet nesër në Ohër me fillim në ora 14:00, ndërsa sot po në këtë orë në Çair, FC Shkupi po mirëpret Tikveshin, ndaj së cilës skuadër po avanson pas 45 minutave të para, falë golit të brazilianit Inacio në minutën e 41-të.

Gol kemi edhe në ndeshjen tjetër në Shkup, vetëm disa kilometra larg Çairit, në Autokomandë, aty ku Rabotniçki e mbylli me epërsi minimale pjesën e parë, falë golit të Maksimov në minutën e parë shtesë.

Ndërkohë rrjetat po pushojnë në Veles, në ndeshjen Boreci – Struga Trim Lum dhe në Tetovë, aty ku po zhvillohet derbi midis Shkëndijës dhe Akademia Pandevit.

Kujtojmë, dje në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit, mundi Bregallnicën me rezultatin 2:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply