Javë jo e mbarë për skuadrat shqiptare, Shkëndija humb në Shkup

Java e 22-të nuk ka rezultuar aq pozitive për skuadrat shqiptare në Ligën e Parë, teksa asnjëra prej tyre nuk gjeti dot fitoren, njofton “infOSport.mk”.

Në derbin shqiptarë të zhvilluar në Tetovë, Renova dhe FC Shkupi barazuan pa gola, derisa Shkëndija në arenën “Todor Proeski” u mund nga Rabotniçki me shifrat 2:1.

Aspak më mirë nuk kaloi edhe Struga Trim Lum, që në terren vendas pësoi nga Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit, ndërkohë fitoreve iu gëzuan Akademia Pandevi dhe Bregallnica.

Skuadra nga Strumica si vendas mundi Borecin me shifrat 5:0, ndërsa Bregallnica më vështirë se sa pritej mundi Pelisteri me rezultatin e ngushtë 2:1.

Ndërkohë të dielën, Tikvesh në ndeshjen e parë të kësaj jave, mundi Skopjen me shifrat 3:0, duke besuar kështu ende te mbijetesa. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 22

Rabotniçki 2:1 Shkëndija
Renova 0:0 FC Shkupi
Struga Trim Lum 1:3 Makedonija GJ.P
Bregallnica 2:1 Pelisteri
Ak.Pandev 5:0 Boreci
Tikveshi 3:0 Skopje

Leave a Reply