Teuta mundi Laçin falë ish sulmuesit të Shkëndijës, Rubin Hebaj

Teuta ka marrë fitoren e dytë në 3 ndeshjet e fundit, duke mundur Laçin në transfertë me rezultatin minimal 1:0. Edhe në këtë ndeshje deçiziv për skuadrën durrsake doli të jetë ish sulmuesi i Shkëndijës, Rubin Hebaj, i cili shënoi golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë.

Sfida foli më shumë për ekipin e Mirel Josës, e cila pati shumë raste, por portieri i Teutës, Qirko, nuk lejoi që topi të përfundonte në rrjetën e tij.

GOLI I RUBIN HEBAJT 

Nga ana tjetër, Teuta realizoi me të vetmin rast që pati, me anë të Rubin Hebajt, i cili erdhi nga stoli për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore, skuadra e Arapit, largohet pak nga zona e ftohtë, ndërsa Laçi tashmë mund t’i thotë lamtumirë titullit.

Ndërkohë sa i përket Hebajt, ishte ky goli numër 5 për sulmuesin shkodran në 11 ndeshje me Teutën mes kampionatit dhe Kupës. (infOSport.mk)

Leave a Reply