Maqedonia në Portugali për të shkruar historinë më të re në futboll

Maqedonia sonte në Porto kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos do të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit vendor.

Pas kualifikimit në Europianin e fundit, tashmë ekipi përfaqësues futbollistik i vendit tonë është në prag për të skkruar një histori të re, kualifikim në një Botëror, me çka do të ishte rrumbullaksuar edhe ëndërra e numrit një të futbollit në vend, Muhamed Sejdinin, nën drejtimin e të cilit ekipi përfaqësues i Maqedonisë po arrinë sukseset më të mëdha.

Portugalia është favorite absolute në këtë përballje, mirëpo në anën tjetër edhe Maqedonia ka shanset e saja, sidomos pas atij senzacioni që bëri në Palermo, duke eliminuar 4 herë kampionët e Botës në gjysmëfinale.

Pikërisht kjo fitore, por edhe fitorja e një viti më parë ndaj 4 herë kampionëve të Botës të Gjermanisë, e arritur pikërisht në muajin mars, na jep shpresa se Maqedonia mund të bëjë edhe një rezultat të madh gjatë këtij muaji, rezultat ky që do të shkruhej me shkronja të arta. (infOSport.mk)

Leave a Reply