Milevski me vetëm një ndryshim nga ndeshja me Italinë!

Janë publikuar formacionet zyrtare nga ana e Fernando Santosh dhe Bllagoja Milevski, për ndeshjen vendimtare të Portugalisë dhe Maqedonisë, e vlefshme për kualifikim në Botërorin e Katarit, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja këto kombëtare kanë arritur deri në finalen e madhe të ndeshjeve “play-off” të Botërorit, përmes së cilës do të kërkojnë vizën për në “Qatar 2022”.

Trajneri Milevski në këtë ndeshje futet me vetëm një ndryshim nga fitorja e madhe ndaj Italisë 5 ditë më parë në Palermo, ashtu që vendin e Boban Nikolov në mesfushë do ta zë, Elif Elmas, derisa në anën tjetër Portugalia do të sulmojë me treshen e frikshme, Berardo Silva, Diego Zhota dhe Kristiano Ronaldo, që të tre pjesë e Premierligës angleze, një ndër ligat më të fuqishme europiane.

Ndeshja Portugali-Maqedoni starton në ora 20:45. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply