Milevski: Ishim rival të denjtë, krenar me këta djema

Maqedonia u paraqit mjaft mirë në 30 minutat e para të takimit kundër Portugalisë dhe kur u mendua se “verdhekuqtë” mund të përsërisin suksesin e para 5 ditëve kundër Italisë, një gabim i kapitenit Stefan Ristovski, i mundësoi ish bashkëlojtarit të tij te Sportingu i Lisbonës, Bruno Fernandesh, që të shënojë golin e epërsisë.

Gjatë pjesës së dytë djelmoshat e Bllagoja Milevski pësuan edhe një gol tjetër, me të cilin Portugalia siguroi vizën për në Botërorin e Katarit, ndërkohë Maqedonia një gjë të tillë do të kërkoj në ndonjë nga botëroret e ardhshme.

Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Dragao” në Porto, seleksionuesi Bllagoja Milevski, tha se duhet të jemi krenar me ekipin, edhe atë për periudhën nga shtatori deri më sot, duke potencuar se është shumë i kënaqur me futbollistët e tij.

“Duhet të jemi krenar me djemtë për periudhën nga shtatori deri më sot. Ata posedojnë potencial dhe talent të madh dhe janë në rrugë të mirë që të afrohen me më të mirët në Europë. Jam i kënaqur dhe krenar me futbollistët e mi. Maqedonia është një kombëtare më ndryshe nga ajo e Turqisë, dhe mu për atë shkak ndeshja ishte më ndryshe. Pas asaj që treguam ndaj Italisë, ishim të rraskapitur, e dija që nuk do ia dilnim dot fizikisht, edhe pse me vetëdije fizikisht u munduam ti mbanin sa më larg golit tonë. Më vjen keq që pësuam gola kur neve dominonim ndeshjen” – u shpreh Bllagoja Milevski, i cili tha fjalë miradie edhe për veteranin në rradhët e “luzitanëve”, Pepe: ”Pepe është një pjesë shumë e rëndësishme e përfaqësueses së Portugalisë, një lloj ikone”.

Milevski u ndal edhe te gabimet e skuadrës, nga të cilat Maqedonia edhe i pësoi që të dy golat.

“Gabimet janë pjesë e lojës, mirëpo edhe pas atij gabimi nuk heqëm dorë nga organizimi i skuadrës. Mendoj se ishim rival të denjtë dhe ndeshje të këtilla si kjo në Porto dhe Palermo mund të na ndihmojnë për t’iu afruar majës së futbollit” – përfundoi Milevski, nën drejtimin e të cilit Maqedonia ka regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata.

 

Leave a Reply