Bunjamin Shabani kërkon finalen e madhe me Struga Trim Lum

Të mërkurën Struga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Skuadra strugane në terren vendas do të luaj ndeshjen gjysmëfinale të Kupës kundër Makedonija GJ.P., ndërsa në prag të kësaj super përballje, ka folur kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani.

“Na pret një ndeshje me rëndësi shumë të madhe, do të kisha thënë ndeshja e sezonit për ne si skuadër me një kundërshtarë shumë të fortë. Por duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshje jemi përgatitur maksimalisht, me qëllim që nesër së bashku me tifozët tanë të shkruajmë historinë më të re të Struga Trim Lum, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të Kupës. Nëse vitin e kaluar arritëm Europën përmes kampionatit, këtë herë shpresoj që një gjë të tillë ta bëjmë përmes Kupës, që këtë vit do të jetë e jona” – është shprehur Bunjamin Shabani për faqen zyrtare të klubit strugan.

Fituesi nga përballja midis Struga Trim Lum dhe  Makedonija GJ.P, me 20 maj do të luaj në finalen e madhe të Kupës  kundër fituesit nga përballja Pelisteri-Sileksi, ndeshje kjo që gjithashtu në program është të mërkurën.

Që të dyja këto ndeshje startojnë në ora 16:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply