Driblimi spektakolar i Brojës ndaj Arsenalit çmend tifozët e Çelzit (VIDEO)

Armando Broja vazhdon të kënaqë tifozët e Çelzit edhe pse ende është larg “bluve” londinezë. Sauthemptoni i tij mundi 1:0 rivalët historikë të Arsenalit, ndërsa edhe pse sulmuesi shqiptarë nuk ishte shumë i rrezikshëm para portës kundërshtare, ai përsëri bëri një veprim i cili po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale dhe në portalet e tifozëve të Çelzit.

Në fillimin e ndeshjes, Broja mori topin në krahun e majtë të sulmit dhe pasi pa përballë tij Ben Uajt, shmangu mbrojtësin e blerë 58 milionë euro nga Arsenali pa shumë vështirësi.

Ai mori fundoren e nisi një pasim në qendër që nuk u shfrytëzua mirë nga shokët e skuadrës duke shpërdoruar mundësinë ideale për shënim.

Një aksion që nuk i ka shpëtuar mbështetësve të shumtë londinezë të cilët kanë kujtuar si Uajt është ylli i radhës që i shtohet listës së “viktimave” të Brojës, i cili ekzaltohet gjithmonë kur ka përballë rivalët më të fortë të Çelzit.

 

Leave a Reply