Pezullohet stadiumi i Tetovës, Shkëndija ndeshjet e saj si vendas me largësi prej 100 km

Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, siç mëson “infOSport.mk” ka pezulluar stadiumin e KF Shkëndija, duke e dërguar klubin tetovar në komisionin disiplinor, i cili deri të premtën më së voni do të vendos për masat të cilat do të merren.

Në bazë të rregullores, stadiumi në Tetovë mund të pezullohet nga 2 e deri më 10 ndeshje, ndërsa skuadra tetovare në sezonin e ri, do të duhet të zhvillojë ndeshjet 100 km larg Tetovës.

Duke pasur parasysh se ndeshjen e fundit të këtij sezoni, Shkëndija do ta zhvillojë në transfertë kundër Struga Trim Lum, këtë dënim skuadra tetovare do fillojë ta mbajë nga edicioni i ardhshëm, 2022/2023. (infOSport.mk)

Leave a Reply