Video shqetësuese…! Dalin pamjet nga rrahja brutale e tifozit të vdekur të Portos!

Porto  këtë vit festoi titullin e 30-të kampion, mirëpo festa e madhe kaloi nën hijen e një tragjedie të madhe që ndodhi mes tifozëve të kësaj skuadre.

Në këtë festë në mënyrë brutale u rrah tifozi 26-vjeçar, i cili menjëherë edhe kishte ndërruar jetë. E dashura e tij që kishte qenë prezente gjithashtu në këtë festë, ndodhet në gjendje kritike pas skenave që ka parë me sytë e saj.

Porto e mundi Benfikën me rezultatin minimal 1:0 dhe fitoi titullin në Portugali, ndërsa në festën e madhe të skuadrës nga Dragao, ishte edhe Igor Silva, djaloshi i cili humbi jetën tragjikisht.

Silva që në Lisbon ishte konliktuar me një tjetër tifoz të Portos, ndërsa konflikti kishte vazhduar edhe në qytetin e tyre, ku kishte përfunduar me vdekjen e tij.

Ndërkohë nëpër rrjetet sociale është paraqitutur videoja nga ky incident i kobshëm, që përfundoi në mënyrën më të rëndë.

Leave a Reply