Donjeta Sadiku sot garon në gjysmëfinale të botërorit

Boksierja e njohur shqiptare, Donjeta Sadiku sot në Stamboll të Turqisë do të zhvillojë një meç tejet të rëndësishëm, teksa do të luftojë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror kundër amerikanes, Shakiyla Rashida Ellis.

Sadiku, e cila tashmë ka siguruar medaljen e bronztë në këtë Botëror, do të garojë në kategorinë deri në 60 kg.

Kujtojmë kundërshtarja e saj, Ellis, është medaliste e bronztë e Botës nga viti 2019.

Leave a Reply