Muharem Bajrami feston me sexhde trofeun e Kupës me Makedonija GJ.P

E bëri si lojtar, ndërsa sonte si trajner. Muharem Bajrami me Makedonija GJP arriti që të triumfoi në kuadër të Kupës së Maqedonisë, duke mundur në finalen e madhe ekipin e Sileksit, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, (4:3), pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me rrjeta të paprekura, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një finale shumë rezervuar nga ana e të strategëve, e ku në fund triumfues doli më i ri, Muharem Bajrami, i cili në vitin e tij të parë në krye të skuadrës së Makedonija GJ.P, arriti që ti sjellë trofeun e Kupës, trofe ky që kësaj skuadre i mungonte plotë 16 vite.

Portieri Stevkovski dhe ekzekutuesi i fundit, Sefer Emini mund të thuhet lirisht se ishin heronjtë e ruletit të penaltive për Makedonija GJP, ndërsa me të shënuar golin e katërt, Bajrami festoi me ndihmësin e tij, që më pas të bie në sexhde duke falënderuar Allahun e Lartëmadhëruar për këtë sukses të jashtëzakonshëm, tek i cili strategu shkupjan kishte besuar që nga fillimi.

Vërtetë një super arritje kjo për Bajramin, i cili zejën e trajnerit e fillon në mënyrën më të mirë, që në sezonin e parë duke e kurorëzuar me trofe.

Urime Muki edhe nga “infOSport.mk”…..

Leave a Reply