Maqedonia pa Ademin dhe me tre debutues do ti zhvilloj ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në qershor starton me ciklin e ri të garave në Ligën e Kombeve, me ç’rast sot, seleksionuesi Bllagoja Milevski shpalli listën e futbollistëve që do ti ketë në disponim për 4 ndeshjet e këtij muaji, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nisim me transfertën në Bullgari, ndeshje kjo që në program është me 2 qershor. Vetëm 3 ditë më pas sërish si mysafir do të luajmë ndaj Gjibraltarit, ndaj së cilës kombëtare edhe mbyllim ndeshjet e këtij muaji me 12 qershor në arenën “Todor Proeski”, aty ku 3 ditë më herët (9 qershor) gjithashtu do të mirëpresim edhe Gjeorgjinë.

Në listën e shpallur  të seleksionuesit Bllagoja Milevski bie në sy mungesa e Arijan Ademit, por edhe sulmuesit Adis Jahoviç, teksa emra të rinj në këtë cikël do të jenë, Bojan Dimoski i Akademia Pandev, Enis Fazlagiq i Visla Krakov dhe Tomçe Grozdanovski i Zlate Moravce.
Gjithashtu në skuadër janë rikthyer mbrojtësi Gjorgji Zajkov dhe portieri, Deni Iliev.

Lista prej 28 futbollistëve të ftuar nga seleksionuesi, Bllagoja Milevski:
PORTIERË: Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doxa, Qipro), Kristijan NAUMOVSKI (Shkupi), Deni ILIEV (Trencin, SLLOVAKI);
MBROJTËS: Stefan RISTOVSKI (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko VELLKOVSKI (Rijeka, Kroaci), Visar MUSLIU (Ingloshtat, Gjermani), Kire RISTEVSKI (AEL Limassol, Qipro), Ezgjan Alioski (Al Ahli, ARABI SAUDITE), Stefan ASKOVSKI (Sepsi, Rumani), Nikola SERAFIMOV (Zalaegerszeg, Hungari), Gjoko ZAJKOV (Slavia Sofje, Bullgari), Bojan DIMOSKI (Akademia Pandev);
MESFUSHORË: Elif ELMAS (Napoli, Itali), Enis BARDHI (Levante, Spanjë), Stefan SPIROVSKI (MTK, Hungari), Enis FAZLAGIC (Wisla Krakov, Poloni), Tomce GROZDAVANOVSKI (Zllate Moravce, Sllovaki), Boban NIKOLLOV (Sheriff Tiraspol, Moldavi ), David BABUNSKI (Debrecen, Hungari);
SULMUES: Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan MIOVSKI (MTK, Hungari), Darko ÇURLINOV (Schalke 04, Gjermani), Aleksandar TRAJKOVSKI (Al Fejha, ​​Arabia Saudite), Valon ETHEMI (Istanbulspor, Turqi), Dorian BABUNSKI (Debrecen, Hungari);
SELEKSIONUES: BlLagoja MILEVSKI

Leave a Reply