Festa e Sitit për pak të kthehet në tragjedi, Kanselo i shpëtoi jetën një fëmije

Dihet që festat e mëdha në futboll, sidomos ndeshjet e fundit të kampionatit ku ekipi në fjalë fiton ligën, janë të rrezikshme.

Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez, ku Mançester Siti luajti ndeshjen e fundit dhe e fitoi Premierligë po atë ndeshje.

Në përfundimin e ndeshjes, tifozëria e Sitit e cila ndodhej në stadium, zbriti në fushë për të festuar bashkë me ekipin e tyre. Turma në këto raste bëhet mjaftë e ashpër, pasi ka adrenalinë dhe festojnë si të çmendur.

Tifozët e Mançester Sitit, papritmas dhe jo me dashje, morën përpara një djalosh të vogël 10-vjeçar. Këtë rast, arriti anësori portugez Zhoao Kanselo ta shikonte dhe sigurisht shkoi me vrap të shpëtonte djaloshin nga turma e etur për festë.

Pas kësaj situate, mamaja e djaloshit ka falenderuar publikisht Zhoao Kanselon.

“Ollie nisi të vrapojë, vuan nga sëmundja e autizmit dhe në këtë formë nuk është i ndërgjegjshëm nga rreziku. Shkon shpesh në stadium me babain e tij dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, unë e pashë nga televizori teksa Ollie po vraponte. Por, i ati nuk ishte aty pranë dhe menjëherë më kapi paniku. Ollie u tremb pasi pa portierin e Aston Villës që u sulmua nga tifozët, mirëpo në këtë moment shfaqet Kanselo. Ai e largoi nga turma, ishte gjithçka shumë e shpejtë dhe djali im nuk mund të rrinte vetëm në fushë. Ajo ngjarje mund të përfundonte shumë keq. Nga ana tjetër, Cancelo mund të festonte si gjithë të tjerët, por u kujdes për djalin e vogël. Nuk kam pasur mundësi ta falenderoj, por i jam shumë mirënjohëse”, – është shprehur për “Manchester Evening Neës” mamaja e djaloshit të vogël.

Leave a Reply