Për transferimin e tetovarit te Fiorentina angazhohet menaxheri i njohur tetovar, Fali Ramadani

Nedim Bajrami është një tjetër futbollistë që Empoli mund ta shesë gjatë kësaj merkatoje, pas Kristijan Asllanit, i cili thuhet se ka arritur marrëveshja me Interin.

Mesfushorin tetovar e duan disa klube në Serie A. Më parë janë lakuar më së shumti klube si Lacio, Milan apo edhe Napoli, ndërsa së fundmi në pistë ka dalë edhe Fiorentina.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare vlerësohet me 10 milionë euro, ndërsa në transferimin e tij te Fiorentina këtë herë është angazhuar bashkëqytetari i tij tetovar, Fali Ramadani, që konsiderohet si një ndër menaxherët më të fuqishëm në futbollin europian.

Leave a Reply