Arbitra zviceran do i referojnë edhe Ak. Pandev në Europë

Arbitra zviceran edhe për ekipin e Akademia Pandev në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Strumica në këtë fazë do të përballet me ekipin polak të Lehia Gdansk, edhe atë në transfertë.

Ndërkohë UEFA tashmë ka caktuar edhe arbitrët që do ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, e cila do të luhet me 7 korrik në Gdansk me fillim në ora 20:15.

Lionel Tschudi do të jetë arbitër kryesor i takimit, bashkë me asistentët e tij Marco Zürcher dhe Matthias Sbrissa, derisa arbitër i katërt do të jetë Alessandro Dudic. (infOSport.mk)

Leave a Reply