FC Shkupi-Lincoln do të drejtohet nga arbitër austriak

FC Shkupi luan me kampionët e Lincoln RED IMPS FC në turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëe, njofton “infOSport.mk”.

“Bardheblutë” nga Çairi ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në shtëpi, me duelin që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” me datën 5 korrik, me fillim në ora 20:45.

Kampionët e vendit kanë mësuar edhe arbitrat e ndeshjes. Katër austriak do vendosin drejtësi në ndeshjen e FC Shkupit kundër kampionëve të GJibraltarit.

Sebastian Gishamer do të jetë kryesori, derisa Roland Riedel dhe Markus Reichholf do të ndihmojnë atë në terren, derisa arbitër i katërt do të jetë Christopher Jaeger. (infOSport.mk)

Leave a Reply