Arbitra zviceran do i referojnë Shkëndijës përballë Ararat Yerevan

Arbitra zviceran do i referojnë Shkëndijës në ndeshjen kundër armenëve të Ararat Yerevan, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Kryesori i këtij takimi, do të jetë Lukas Fähndrich, të cilit do i ndihmojnë Jonas Erni dhe Sladan Josipoviç, derisa rolin e arbitrit të katërt do ta luaj Stefan Horisberger.

Ndeshjen e parë kundër Ararat Yerevan, Shkëndija do ta zhvillojë në Shkup me datë 7 korrik me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply