FC Shkupi me fanella të reja dhe sponzor të ri për sezonin e ri

FC Shkupi në sezonin e ri do të garojë me fanella të reja por edhe me sponzorin e ri që do të qëndroj në pjesën e përparme, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për sponzorin “Alagöz Holding”, një shoqëri e madhe kjo e biznesit me seli qendrore në Ankara të Turqisë.

Kjo kompani gjigande është njëherit sponzor kryesor i ekipit të Fenerbahçes, Ankaraguxhus edhe ekipit të basketbollit të Fenerbahçes.

Sezonin e ri do jetë bashkë edhe me FC Shkupin, skuadër kjo që fanellën e saj të parë për sezonin e ri, me të cilën di ti zhvillojë ndeshjet si vendas, do ta ketë të bardhën, ndërsa nën hije do të jetë ajo “blu”, ndërsa me ngjyrë hyri shihen edhe disa pëllumba, që njëherit simbolizojnë edhe skuadrën nga Çairi. (infOSport.mk)

Leave a Reply