FC Shkupi sot kundër gjigandëve turq të Fenerbahçes

FC Shkupi vijon fazën e përgatitjeve në Turqi. Kampionët e vendit do të përballen sot në testin e dytë miqësor, teksa përballë do të kenë gjigandët turq të Fenerbahçes.

Në ora 17:00 (sipas kohës sonë lokale) Goce Sedlloski do shohë edhe njëherë tjetër në aksion futbollistët e tij, me FC Shkupin që humbi me kampionët e Shqipërisë, Tiranën dhe me kampionët e Kosovës, Ballkanin. Këtë të fundit e kishin zhvilluar në Ohër, disa ditë para nisjes për në tokën turke.

FC Shkupi vijon prej disa ditësh përgatitjet në Turqi, teksa luan në turin e parë të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve të Gjibraltarit,  Lincoln RED IMPS FC. (infOSport.mk)

Leave a Reply