Klubi turk gati të shpenzojë 800 mijë euro për Taulant Seferin!

Taulant Seferi pritet të mbushë arkat e klubit të Tiranës pas ndeshjeve europiane. “SuperSport” tregon se interesim konkret për shërbimet e sulmuesit kumanovar, vjen nga klubi i Manisas në Turqi.

Plot 800 mijë euro janë të gatshëm të paguhen nga klubi që u krijua vetëm 3 vite më parë.

Manisa i ngjiti shpejt hapat për t’u ngritur në futbollin turk. Sezonin e fundit e mbylli si vend i 9 në ligën e parë turke ku luajnë dhe disa shqiptarë të tjerë.

Edicioni i ri futbollistik pritet të nisë me ambicie të reja, që mund ta shtyjnë klubin të mendojë elitën e futbollit turk, nëpërmjet disa investimeve si rasti i Seferit.

Leave a Reply