Renditja e FIFA-s, Maqedonia bie dy pozita më poshtë

Muaji qershor, në të cilin përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi 4 ndeshje, nuk doli të jetë edhe aq i suksesshëm. Dy fitore ndaj autsajderit Gjibraltarit, një barazim ndaj Bullgarisë dhe një disfatë nga Gjeorgjia, ishte epilogu i ndeshjeve, që e rendisin Maqedoninë dy pozita më poshtë, njofton “infOSport.mk”.

Kështu nga pozita e 62-të, në të cilën ndodheshim pas ndeshjeve të marsit, tashmë ekipi përfaqësues i vendit tonë renditet në pozitën e 64-të.

Në krye të renditjes nuk ka ndryshime, me Brazilin që kryeson renditjen para Belgjikës, derisa Argjentina ndodhet në vendin e tretë, duke lënë pas vetes Francën.

Në TOP-10 renditen edhe Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka.

Nga vendet e Ballkanit, Kroacia renditet më së miri, në vendin e 15-të, Serbia është e 25-ta, Greqia mban vendin e 48-të, Bosnja e Hercegovina është e 57-ta, ndërkohë Slovenia, Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen menjëherë pas nesh.

Sa i përket përfaqësueses së Kosovës,  kjo e fundit pozicionohet në vendin e 106-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply